Sport Ndërkombëtar

Vlahovic dhe Martimez të gatshëm për Derby d’Italia

Interi dhe Juventusi kanë marr lajme të mira, para Derby d’Italia që zhvillohet këtë fundjavë.

Dusan Vlahovic, Alex Sandro, Lautaro Martinez, Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij janë rikthyer nga lëndimet.

Dy gjigantët shkojnë ballë për ballë për vendin e tretë dhe ende janë në luftë për Scudetton.

Luca Pellegrini nuk do të marrë pjesë, pasi është i pezulluar, derisa sezoni ka përfunduar për Federico Chiesa, Weston McKennie dhe Kaio Jorge.

Edhe Denis Zakaria do të mungojë edhe për disa javë, por lajmi i mirë për Juventusin është se Vlahovic është rikthyer në stërvitje.

Dusan Vlahovic

Alex Sandro dhe Zakaria janë ende duke punuar veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, por i pari duhet të jetë gati për këtë fundjavë, ndërsa Juan Cuadrado ishte në Torino pasi u largua herët nga detyra ndërkombëtare me Kolumbinë.

Sa i përket Interit, Lautaro Martinez është rikuperuar nga COVID-19 dhe ka marrë pjesë në seancën e plotë stërvitore.

Brozovic dhe De Vrij ishin ende duke punuar në një rutinë të personalizuar, por pritet të rifillojnë me shokët e tyre nga e enjta.

Ndeshja zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45./Shqip.com