Lajme

Vizita e presidentes së Hungarisë në Kosovë, bllokohen disa segmente rrugore

Prishtina

Gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme në Kosovë për vizitë pritet të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.

Për shkak të vizitës së saj disa segmente rrugore do të mbyllën për qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:
Presidentja e Hungarisë, nesër viziton Kosovën

Ceremonia e pritjes së presidentes së Hungarisë do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.

Pas takimit Osmani e Katalin do të mbajnë një konferencë për media./Shqip.com