Lajme

Presidentja e Hungarisë, nesër viziton Kosovën

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák gjatë ditës së nesërme pritet të qëndrojë për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidencës.

“Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të vijë për vizitë zyrtare Presidentja e Hungarisë, znj. Katalin Novák”, thuhet në njoftim.

Flamuri i Hungarisë

Po ashtu është bërë e ditur, ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.

Pas takimit Osmani e Katalin do të mbajnë një konferencë për media./Shqip.com