Lajme

Vitia tregon pse nuk ka termine të lira për vaksinim

Ministri i Shëndetësisë., Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se terminët për vaksinat anti-COVID janë në korrelacion me vaksinat që i kanë në dispozicion.

“Ne kemi një marrëveshje me kompaninë Pfizer si dhe me COVAX shumica e vaksinave janë AstraZeneca”.

Për këtë, Vitia kërkoi nga qytetarët që ta marrin edhe vaksinën AstraZeneca.

Lexo edhe:
Kurti: Masat nuk po respektohen, do të shqiptohen gjoba

“Është e sigurt dhe e efektshme po aq sa Pfizer”, ka thënë Vitia.

I pari i Shëndetësisë tregoi se po presin 500 mijë vaksina nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar”.

“Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, ka thënë ai.

Tutje, Vitia tregoi edhe për personat e vaksinuar, po që janë infektuar me COVID-18.

“Rreth 7.9% e atyre që kanë marrë dozën e parë ose të dytë të vaksinës kanë rezultuar të infektuar. Kjo ka ndodhur pasi që qytetarët pasi kanë marrë vaksinën janë ndjerë të liruar dhe nuk kanë pritur 10-12 ditë për të fituar imunitetin që formohet pas marrjes së vaksinës”. /Shqip.com