Lajme

Vitia: IKShPK-ja ka rekomanduar të mos fillojë mësimi në shkolla

Minstri i Shëndetësise, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar të mërkurën se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar që shkollat të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 26 shtatorit, kur përfundon afati i masave aktuale anti-COVID.

Sipas tij, ky rekomandim është bërë për shkak të përhapjes së variantit Delta të COVID-19.

Lexo edhe:
SBASHK: S’duhet shtyrë mësimin më – do të hasim në probleme shtesë

Gjatë raportimit në Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë se si të vazhdohet tutje.

Vitia ka pohuar se janë duke bërë përgatitje që kur të hapet shkollat të mos ketë mbyllje më.

Lexo edhe:
Nagavci: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

“Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë dhe organizata të tjera janë duke bërë thirrje të vazhdueshme që jo vetëm mësimdhënësit të vaksinohen, por edhe prindër e nxënësve që kur ky proces të fillojë mos të ketë nevojë të mbyllet nëse paraqiten raste të reja në shkolla”, është shprehur ai para deputetëve./SHQIP.com