Lajme

Vitia: 44 inspektorë do të monitorojnë zbatimin e Ligjit për rregullimin e çmimeve të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për media

44 është numrin i inspektorëve që do të monitorojnë zbatimin e Ligjit për rregullimin e çmimit të barnave.

Kështu ka deklaruar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media.

Vitia tha se në ligjin për rregullimin e çmimeve të barnave, janë marrë direktiva të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Sapo miratuam projektligjin për çmimin  e branave, për këtë nismë është punuar gjatë në MSH janë studiuar direktivat e vendeve të BE që të krijohet një formë më e mirë për vendin tonë. Përfituesit e këtij ligji janë drejtpërdrejtë qytetarët, të cilët janë përballur me çmime të larta. Jemi duke punuar që ky raport të përmbyset një herë e mirë. Ky projektligj plotëson politikën tonë për mbrojtën e qytetarëve. Ligji do të mundësojë evitimin e çmimeve të ndryshme për produktet identike. Ky ligj do të parandaloj edhe blerjen me çmime të larta të barnave nga institucionet shëndetësore. Një nga premtimet edhe në fushatën tonë ka qenë trefishimi i inspektoreve. Janë paraparë edhe 44 inspektorë shëndetësor që do ta monitorojnë zbatimin e këtij ligji”, tha ai.

Lexo edhe:
Miratohet projektligji që rregullon çmimet e barnave

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës ka thënë se përmes këtij projektligji synohet që të vendoset një rregull sa i përket çmimit e po ashtu do të kursejë mjete të shumta nga xhepi i qytetarëve.

“Politikë të re që do të vendos rregull në çmimet e barnave dhe do të kursejmë para nga gjepat e qytetarëve tanë. Kjo bëhet për të siguruar barna të mjaftueshme dhe me çmim të përballueshëm. Kjo do t’i mbroj qytetarët nga çmimet e papërballueshme dhe ne do t’i kemi ndër çmimet më të lira të barnave, kjo do të ketë ndikim në shëndetësinë publike.”, tha Kurti.

/Shqip.com