Lajme

Viti i ri shkollor fillon edhe në Qendrat Korrektuese

Mësimi në Qendrat Korrektuese

Viti i ri shkollor ka filluar edhe në Qendrat Korrektuese në Dubravë, Qendrën Korrektuese Lipjan dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan, përcjell Shqip.com.

Nxënësit në Qendrën Korrektuese.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për mbajtjen e mësimit janë marrë të gjitha masat mbrojtëse sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Lexo edhe:
​Sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022

“Si në të gjithë vendin edhe në  institucionet korrektuese ka filluar vitit i ri shkollor 2021/22. Në kuadër të  programeve për risocializimin, riedukimin dhe korrektimin e të burgosurve, SHKK ofron edhe shkollim për të burgosurit. Procesi mësimor zhvillohet në  Qendrën Korrektuese Dubravë, Qendrën Korrektuese Lipjan  dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan , ndërsa  sipas rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së janë marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SHKK ka bërë të ditur se numri i nxënësve që kanë shprehur interesim për regjistrimin e vitit të ri shkollor është 73.

Ndryshe, të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja, sipas të cilave parashihet që viti i ri shkollor të mbahet në prezencë fizike./Shqip.com