Lajme

​Sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022

Sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022, pas disa shtyrjeve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19.

Kjo shtyerje ishte rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, zbatuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Drejtuesja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka thënë se 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar, përfshirë edhe pjesën e stafit brenda shkollës që nuk janë mësimdhënës.

Nagavci ka shkruar në Facebook edhe të hënën e 27 shtatorit, ditën e nisjes së procesit mësimor.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Lexo edhe:
Zgjedhjet në Gjermani, SPD në epërsi të ngushtë

“Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm”.

“Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie”.

“Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.

MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimoreëëë.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9.

Për t’u regjistruar në platformë shkollat duhet të dërgojnë një e-mail në adresën[email protected], ndërsa së shpejti do të publikohen edhe numrat e telefonit përmes të cilave do të ofrohet përkrahja teknike për shfrytëzuesit. Shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera me të cilat janë akomoduar si: Google Ëorkspace for Education, eShkollori, Zoom, etj.

Prej datës 27 shtator 2021 fillon emetimi i video-mësimeve në kanalin RTK4, çdo ditë pune, prej orës 9.00-16.00, sipas orarit të përgatitur nga MASHTI:https://masht.rks-gov.net/…/orari-i-transmetimit-per…

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI –https://emesimi.rks-gov.net/shq/.

Video-mësimet mund të shfrytëzohen gjatë zhvillimit të mësimit online, por edhe për përforcimin e njohurive nga nxënësit që vijojnë mësimin me prezencë në shkollë.

Lexo edhe:
SHBA: Po punojmë që të ulen tensionet midis Kosovës dhe Serbisë

Në vitin shkollor 2021/22 klasa e pestë punon me programe të reja, andaj video-mësimet për këtë klasë do të kufizohen vetëm në lëndët gjuhë amtare, matematikë, njeriu dhe natyra, gjuhë angleze dhe artet.

MASHTI deklaron se përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. /Shqip.com