Art Jetese

Vitaminat që duhet t’i merrni gjatë stinës së verës

Vitamina D

Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës:

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant që gjendet në gjithçka duke filluar nga portokallet, zarzavatet dhe deri tek patatet e bardha.

Vitamina C luan një rol të drejtpërdrejtë në prodhimin e kolagjenit, funksionin e neurotransmetuesve dhe sistemin e përgjithshëm imunitar.

Doza mesatare ditore për të rriturit është 500 – 1000 mg në ditë.
Gjithsesi disa pacientë mund të kenë nevojë për dozë më të lartë të vitaminës C, por kjo jepet me rekomandim nga mjeku.

Vitamina E

Vitamina E është një tjetër vitaminë e rëndësishme për verën.

Gjendet tek vezët, mishi, në shumicën e frutave dhe perimeve, megjithëse në sasi më të ulëta.

Në trup, Vitamina E vepron si një antioksidant, duke ndihmuar mëlçinë dhe pjesën tjetër të trupit të pastrojnë radikalet e lira dhe toksinat.

Radikalet e lira, qelizat që përmbajnë shumë elektrone, mund të dëmtojnë gjenetikisht trupin dhe lidhen me shumë sëmundje, si dhe shenja tradicionale të plakjes.

Kryesisht, ajo mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit. Sidoqoftë, mund të ndihmojë gjithashtu të shëroheni më shpejt nga një djegie e vogël dielli.

Doza ditore e rekoamnduar është rreth 300 mg në ditë, për pacientët e rritur.

Vitamina A

Ashtu si Vitamina E, Vitamina A tretet në yndyrë dhe është ndër më të rëndësishmet për shëndetin gjatë verës.

Në mungesë të saj, ne do të ishim të verbër.

Shumica e njerëzve marrin shumë Vitaminë A nga mishi, peshku, karrota, patatet e ëmbla dhe perimet jeshile.

Marrja e Vitaminës A në verë mund të parandalojë dëmtimin e shikimit nga dielli, por gjithashtu mund t’ju ​​ndihmojë të shihni më qartë.

Konsumi ditor i rekomanduar është nga  700 deri në 900 mikrogramë.

Nëse jeni në gji ose shtatzënë, mjekët rekomandojnë që ta rrisin dozën e saj nga 1200 – 1500 mikrogramë.