Art Jetese

Vitaminat që duhet të merrni në dimër

Ilustrim, vitamina

Me uljen e temperaturave dhe ardhjen e stinës së dimrit, vjen edhe rritja e stresit dhe tendosjes në sistemin imunitar.

Mjekët rekomandojnë që gjatë kësaj sezone duhet t’ti jepni trupit tuaj më shumë shtesë vitaminash, për të parandaluar sëmundjet infektive.

Revista Single Care, ka radhitur vitaminat të cilat janë të nevojshme për këtë sezon.

Vitamina B

Ky është një grup vitaminash të tretshme në ujë të njohur kolektivisht si kompleksi i vitaminës B.

Vitaminat B, mund të qetësojnë trurin, të rrisin shëndetin e sistemit nervor, të nxisin rinovimin qelizor, të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të mbrojnë trupin nga sëmundjet

Vitamina C

Kjo vitamin ndihmon në në mbrojtjen e trupit tuaj nga radikalet e lira. Meqenëse trupi nuk prodhon vitaminë C, është e domosdoshme ta merrni atë.

Vitamina D

Kjo vitaminë është favorizuar historikisht për rolin që luan në forcimin e kockave, pasi ndihmon trupin të absorbojë kalciumin.

Zinku

Ky mineral thelbësor ndihmon sistemin imunitar të trupit të luftojë viruset dhe bakteret.

Zinku ndihmon në parandalimin e ngjitjes së viruseve në muret qelizore në kalimin e hundës dhe është i përfshirë në prodhimin e antitrupave./SHQIP.COM