Art Jetese

Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nga ushqimi

Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm.

Shumë njerëz marrin suplemente vitaminash edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre suplementëve nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Si të përmirësoni shëndetin e zemrës me vitaminat nga ushqimi

Shëndeti i zemrës përmirësohet falë

Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon;

Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet;

Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karrotat dhe specat. Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër;

Studimet e fundit gjithashtu rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.

Fruta

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.

Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.

Gjithashtu, studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.

/Shqip.com