Art Jetese

Vitamina thelbësore për ata që janë konsumues të duhanit dhe alkoolit

Si përdorimi i tepruar i alkoolit, ashtu edhe duhanpirja mund të pakësojnë rezervat tuaja me vitaminë C, kështu që, edhe nëse mendoni se jeni duke përdorur regjimin e duhur ushqimor, juve ndoshta do t’ju duhen më shumë vlera ushqimore.

Duhanpirësit dhe konsumuesit e mëdhenj të alkoolit duhet të marrin katër herë më shumë vitamina C sesa personat që nuk pijnë duhan e nuk përdorin alkool.

Lini duhanin, pakësoni konsumin e alkoolit (duke konsumuar brenda kufirit të 14 njësive në javë) dhe konsumoni ushqime të shëndetshme.

Duhet të përdorni një suplement me multivitamina dhe me minerale, të cilit i shtohet vitamina C, në mënyrë që të arrihet deri në 2000mg në ditë. Frutat dhe perimet janë të mira për duhanpirësit, pasi ato janë të pasura me vitaminë C.