Art Jetese

Vitamina që mund të jetë ilaç i ankthit dhe depresionit

Ndjenja e ankthit është një emocion që shumica e njerëzve përjeton kohë pas kohe. Shkaku apo shkaqet e sakta të çrregullimeve të ankthit janë ende duke u studiuar, por hulumtuesit besojnë se shumë prej këtyre çrregullimeve janë shkaktuar nga një kombinim faktorësh.

Studimet kanë treguar se situatat stresuese mund të ndryshojnë mënyrën se si qelizat nervore transmetojnë informacion nga një rajon i trurit në tjetrin, ndaj është shumë e rëndësishme që njerëzit që vuajnë nga ankthi apo depresioni të trajtohen për të mos degraduar më tej.

Vitamina kundër ankthit

Ndonëse ka disa qasje të ndryshme për trajtimin e ankthit, siç janë këshillimi, terapia relaksuese dhe ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës, shumë prej njerëzve që vuajnë nga çrregullimet mendore te formave te lehta përdorin medikamente.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se një vitaminë e vetme mund të bëjë mrekulli për këta njerëz. Niacina, ose Vitamina B3 është një nga vitaminat e kompleksit të tretshëm në ujë. Është thelbësore për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe metabolizmin e energjisë, shkruan Living.

Niacina ka aftësinë për të relaksuar arteriet duke rritur diametrin e tyre e në këtë mënyrë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kjo vitaminë gjithashtu përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Niacina eliminon adrenalinën e tepërt nga organizmi dhe rregullon hormonet. Marrja e përditshme e rekomanduar e niacinës ndryshon sipas moshës dhe gjinisë.