Art Jetese

Vitamina D kundër reumatizmës dhe artritit, si të përfitoni prej saj

Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin.

Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.

Megjithatë, shpesh është e nevojshme që njeriu të marrë suplementë të kësaj vitamine për të plotësuar dozat e nevojshme.

Vitamina D kundër reumatizmës dhe artritit

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se vitamina D luan një rol të fortë kundër inflamacionit.

Ky i fundit është përgjegjës për një sërë sëmundjesh ku përfshihet edhe reumatizma dhe artriti.

Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e suplementëve që përmbajnë 10 mikrogramë vitaminë D gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Sipas studimit, kjo vitaminë luan një rol parandalues ndaj shfaqjes së reumatizmës dhe artritit.

Gjithsesi, vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe muskujve.

Burime të tjera të vitaminës D

Pjesa më e madhe e vitaminës D prodhohet nga trupi si kundërpërgjigje e ekspozimit në diell.

Ajo gjendet edhe tek disa ushqime, siç është peshku ose vaji i peshkut.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D shpaloset më shumë tek të moshuarit, për shkak të paaftësisë së lëkurës për të sintetizuar vitaminën D nga dielli.

Marrja e kësaj vitamine nëpërmjet suplementeve me shpresën se do të parandalojë sëmundjet mendore, është një hap i nxituar thonë mjekët.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të reshtin së marri vitaminë D.

/Shqip.com