Sport Ndërkombëtar

Vinicius kapet mat me volejbollisten seksi (FOTO)

Tifozët nuk kanë më dyshime. Vinicius Junior shoqërohet me volejbollisten më seksi të botës, Key Alves, e cila tashmë është kthyer në një nga yjet me të njiohura në faqen me përmbajtje pornografike “Only Fans”.

Alves, e cila ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe shtoi famën e saj falë pranisë në BBVIP në Brazil ku nuk ngurroi edhe të zhvishej apo të bënte seks para kamerave, shpeshherë është përfolur për lidhje me futbollistë të ndryshëm. Pak kohë më parë, u zbulua një mesazh nga Neymar i cili i kishte propozuar një ”treshe” asaj bashkë me motrën binjake, e refuzuar nga të dy bukuroshet braziliane.

Por duket se Key ka ”mbërthyer” një tjetër yll të futbollit, Vinicius dhe këtë e ka zbuluar një postim në rrjetet sociale të të dyve.

Vinicius ishte i pari që postoi foto nga një hotel luksoz në Sao Paolo, ku po kalon një pjesë të pushimeve të tij.

Pak orë më vonë, ishte volejbollistja ajo e cila publikoi foto në të njëjtën dhomë, duke bërë që fansat të shumtë të krahasojnë detajet të cilat tregojnë dukshëm se të dy janë bashkë, të paktën për momentin.

/Shqip.com