Lajme Botë

Vietnam – Fshati i shkopinjve të temjanit

Vietnam - Fshati i shkopinjve të temjanit
Vietnam - Fshati i shkopinjve të temjanit

Në Vietnam, një fshat i tërë i është kushtuar prodhimit të shkopinjve magjepsës të temjanit. Quang Phu Cau në Vietnamin verior është bërë një destinacion popullor turistik për prodhimin e tij të shkopinjve të temjanit.

Quang Phu Cau ndodhet në jug të kryeqytetit vietnamez Hanoi. Një spektakël i veçantë është kur dhjetëra mijëra shkopinj temjan të prodhuara në fshat nxirren për t’u tharë në mëngjes.

Vietnam – Fshati i shkopinjve të temjanit

Familjet që jetojnë dhe punojnë në “fshatin e temjanit” të Quang Phu Cau tani bëjnë gjithashtu shkopinj në të verdhë, blu dhe jeshile, duke tërhequr vizitorë të etur për të bërë fotografi.

Temjani dhe shkopinjtë e temjanit përdoren kryesisht në praktikat shpirtërore ose shamanike dhe ceremonitë fetare. Ata luajnë një rol qendror në hinduizëm dhe budizëm. /DW

/Shqip.com