Lajme Botë

Vietnam, 56 të vdekur dhe 40 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një ndërtesë

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur nga një zjarr në një pallat 9-katësh në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Zjarri filloi pak pas orës 23:00 të së martës, kur shumë prej rreth 150 njerëzve që jetonin në ndërtesë ishin në gjumë ose po përgatiteshin për të fjetur.

Mediat e huaja shkruajnë se paktën 70 njerëz u shpëtuan nga ndërtesa, me disa të lënduar kur u hodhën në çatitë fqinje për t’i shpëtuar flakëve.

/Shqip.com