Lajme

Vidhet vetura brenda oborrit të stacionit të Policisë në Mitrovicën e Veriut

Një veturë e sekuestruar është vjedhur nga oborri i stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, i cili ka thënë personi që ka vjedhur veturën ende nuk është indentifikuar.

“Ne e kemi sekuestruar një veturë nën dyshimin se është vjedhur, mirëpo diku pasmesnatës, nuk po dihet ende koha, sepse është duke u hetuar, është marrë-vjedhur parimisht nga një kryerës që është ende i panjohur. Ne normalisht, e kemi njoftuar edhe Inspektoratin Policor për këto veprime”, tha Hoti.

Policia e Kosovës

Ai ndër të tjera ka bërë të ditur e se për këtë rast është njoftuar prokurori dhe se janë duke punuar në atë drejtim./Shqip.com