Lajme

(Video):Mosmarrëveshje midis disa personave, Polici civil nxjerr armën dhe u drejton atë qytetarëve

Gjatë ditës së djeshme në Pervallë ka ndodhur një mosmarrëveshje midis disa shitësve ambulantë dhe një qytetari.

Mirëpo në këtë mosmarrëveshje dyshohet se është përfshirë edhe një polic civil i cili ka nxjerrë armën e tij dhe të njëjtën u ka drejtuar disa prej qytetarëve.

Pronarët e biznesit kanë thënë se polici pa treguar fare dëshminë e detyrës së tij, ka nxjerrur armën duke ua drejtuar tre vëllezërve Shabani.

Më tutje është bërë e ditur se sipas dëshmitarëve, polici rreth 15 minuta pas këtij rasti ka shkuar tek vetura duke nxjerrë ID-dokumentin për të dëshmuar se është polic.

“Polici ka qenë familjar me personin që jemi konfrontuar. Njëri nga ta ka pasur veturën pa doganë dhe pa regjistrim e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura e njëjtë është kapur më pas nga Policia në Shtërpcë. Polici na e ka nxjerrë armën duke mos na treguar se ushtron këtë profesion dhe se tek pas 15 minutash e ka marrë në veturë ID-dokumentin. Më pas e ka ftuar një patrullë policore, sjellja e të cilëve ka qenë tërësisht jo korrekte. Policët na i kanë marrë telefonat mobilë dhe na i kanë fshirë incizimet që i kishim për këtë rast dhe dëshmitë për sjelljen joprofesionale. Duke qenë pre e sulmit, policia na ka marrë neve duke na dërguar në stacion për intervistim. Ne e kemi lajmëruar edhe Inspektoratin për këtë ngjarje” ka thënë njëri nga vëllezërit Shabani, raporton Indeksonline.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërsa sot gjatë ditës në raportin e saj policor të 24-të orëve të fundit këtë rast Policia e ka cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

Fsh. Prevallë, Prizren 15.01.2023 – 15:10. Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

/Shqip.com