Lajme

Video / Shtëpitë “pa pronarë” në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Në vendbanimet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të Kosovës, pronarët e shumë shtëpive nuk janë edhe ligjërisht pronarë të tyre.

Kjo pasi që – kur pronat ishin blerë – familja brenda shtëpisë kishte ndryshuar, por nuk ishte bërë kalimi ligjor i pronësisë.

Shumë vjet më vonë, disa familje kanë nisur rrugëtimin ligjor, me ndihmën e një organizate joqeveritare.

/Shqip.com