Lajme Burimet të Shqip.com kanë treguar se kontrabandisti në fjalë është Millosh Vicentijeviç, pjesë e grupit të arrestuar në aksionin e 13 tetorit të vitit 2021

(Video) Kontrabandisti në veri: “Le të vjen Thaçi, mercedesi i mbushur deri në kulm”

Ilustrim

Rastet e kontrabandimit të mallrave nga Serbia për në Kosovë përmes vijës kufitare në veri të vendit ishin të zakonshme dikur.

Shqip.com ka siguruar video në të cilën një kontrabandues dëgjohet duke ironizuar me politikanët.

Shqip.com merr vesh nga burime brenda institucioneve se personi në fjalë është Millosh Vicentijevic dhe xhirimi është dyshohet të jetë realizuar gjatë futjes së mallit në rajonin e Leposaviqit gjatë vitit 2020.

“Le të vjen Thaçi këtu. Mercedesi (kamioni) i mbushur deri në kulm”, dëgjohet duke thënë kontrabanduesi derisa përshkonte rrugën.

Vicentijevic nga Mitrovica e Veriut, kishte përfunduar në pranga më 13 tetor të vitit 2021, kur Dogana e Kosovës bashkë me Policinë ndërmorën aksion në tri rajone të vendit me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, për çka në pranga përfunduan 18 persona.

Lexo edhe:
Veriu: Toka e askujt, krimi i të gjithëve

Shqip.com pati siguruar edhe kallëzimin penal të datës 12 janar 2021, në të cilin Vicentijevic dyshohet se bashkë me Muhamet Hysenin nga fshati Shipol i Mitrovices, ishin zënë në Fushë Kosovë duke shitur pjesë për veturë në vlerë të rreth 20 mijë eurove./Shqip.com