Lajme Botë

VIDEO / Kështu nisi sulmi i ashpër i Amerikës dhe Britanisë ndaj Houthis

Houthi ka thënë se sulmet kundër lëvizjes nga ShBA dhe Britania nuk do të shkojnë pa “ndëshkim apo hakmarrje”.

Zëdhënësi ushtarak i grupit tha se sulmet vranë pesë luftëtarë dhe u plagosën gjashtë të tjerë, shkruan Sky News.

Më herët, Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se sulmet ishin një përgjigje proporcionale dhe se qeveria ishte e vetëdijshme për nevojën për të shmangur përshkallëzimin në rajon.

/Shqip.com