Lajme

VIDEO/ Ja ku i kishte fshehur 203 kallëpe tritoli grupi kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova

Policia publikoi pamjet e operacionit të koduar “The same” ku u godit grupi kriminal që trafikonte armë dhe lëndë eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Eksplozivi ishte fshehur në kutitë e lëngjeve ‘Eco frut’.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas nga Kosova.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg.

Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe:
Kapet sasi e madhe tritoli C4 në Tiranë, 6 në pranga, zbardhet sulmi me eksploziv ndaj noteres Dauti

/Shqip.com