Sport Ndërkombëtar

Video e radhës nga festa e çmendur e arabëve

Arabia Saudite ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Kupën e Botës, duke fituar ndaj Argjentinës me rezultat 2:1.

Arabët fituan me përmbysje, pasi fillimisht u gjendën në disavantazh prej 0:1.

Fitorja e tyre është përcjellë me reagime të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Një e video e një grupi tifozëve është bërë tashmë virale në rrjetet sociale.

Nga gëzimi i madh, një tifoz nuk arriti të përmbahej dhe hoqi edhe derën nga vendi.

/Shqip.com