Lajme

Vetaksident në Gjakovë, vetura bie në humnerë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Mëngjesin e së shtunës në Fshaj të Gjakovës ka ndodhur një vetaksdient trafiku.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në ora 6 të mëngjesit.

Vetura ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kumnerë rreth 8 metra.

Lexo edhe:
Memli Krasniqi viziton familjet e Thaçit dhe Veselit: Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe

Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj.

“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke ngasur automjetin në rrugën Gjakovë-Xërxë, dhe kur arrin në fshatin Fshaj të Gjakovës, pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë dhe urë nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizje, kushteve dhe rrethanave të rrugës, papritmas e humb kontrollin mbi automjetin e tij del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet dhe bien në humnerë në lartësi rreth 8 metrave nga rruga”, deklaroi ai.

Gjurkaj tha se në aksident janë lënduar dy persona.

“Si pasojë shkaktohen dëme materialë në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore marrin dy bashkudhëtarët. Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtarëve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë, ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve i dyshuari dhe një bashkudhëtar ndalen në repartin Ortopedik në Spitalin e Gjakovës për shërim të mëtejshme”, deklaroi ai. /Shqip.com