Lajme

Memli Krasniqi viziton familjet e Thaçit dhe Veselit: Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar më familjarët e Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Ka kaluar një vit që Kur Thaçi dhe Veseli po mbahen në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

Ata akuzohen për “krime lufte” nga Gjykata Speciale e cila në vitin 2015 ishte votuar nga shumica e deputetëve.

Fotografi gjatë vizitës së kryetarit të PDK-së.

“Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe, por më e madhe është mburrja e krenaria që kanë për ta. Sepse këto familje kanë rritur djem çlirimtarë, që mision jetësor e kanë pasur dhe e kanë Kosovën e lirë dhe të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi.

“E vërteta për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e patjetërsueshme e nuk mund të deformohet kurrë. Fitorja e betejës së fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre për ta dëshmuar pastërtinë e kësaj lufte do të jetë vulë e historisë së lavdishme të vendit tone”, theksoi ai. /Shqip.com