Lajme

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka mbetur i lënduar

Ilustrim.

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në ora 9:40 të ditës së marte.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 45 afër Duhlës.

“ Një automjete është përfshirë në një vetaksident, ku si pasojë një person ka kërkuar trajtim mjekësor. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, ka thënë Hoxha.

E në orët e para të mëngjesi edhe një tjetër vetaksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Kamenicë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 në fshatin Dobërqan, derisa vetura me targat 06, ku gjendeshin tre persona, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.

Lexo edhe:
Vetaksident me fatalitet në magjistralen Gjilan-Kamenicë

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndodhur 67 aksident, ku nga këto 27 kanë qenë me të lënduar dhe 40 me dëme materiale./Shqip.com

Aksident trafiku me fatalitet0
Aksident trafiku  me të lënduar27
Aksident trafiku  me dëme materiale40