Lajme

Vetaksident me fatalitet në magjistralen Gjilan-Kamenicë

Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas mesnatës, pasi është vetaksidentuar në magjistralen Gjilan-Kamenicë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 në fshatin Dobërqan, derisa vetura me targat 06, ku gjendeshin tre persona, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Personi që vdiq është pasagjeri me inicialet N.K., i lindur në vitin 1968, ndërsa vozitësi me inicialet M.K., ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Hashani./SHQIP.com