Sport Ndërkombëtar

Verstappen triumfon edhe në Hungari

Foto nga BBC

Piloti i Red Bull, Max Verstappen bëri një garë fantastike, duke arritur të fitojë pavarësisht problemeve.

Ai triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë edhe pse e filloi garën nga vendi i 10-të.

Verstappen arriti ta kaloj dy herë rivalin për titull, Charles Leclerc.

Lewis Hamilton ishte i dyti, i ndjekur nga shoku i skuadrës George Russell.

Carlos Sainz ishte i katërti, me Leclerc që u rendit i pesti, në një garë për tu harruar nga Ferrari.

Ky rezultat bënë që Verstappen të jetë i pari me 90 pikë më shumë se Leclerc që është në vendin e dytë.

Verstappen ishte imperativ në lëvizjen nëpër fushë nga pozicioni i tij i ulët në rrjet, të shkaktuar nga problemet e motorit, Red Bull solid dhe agresiv në strategjinë e tyre, dhe Ferrari i pasigurt pasi u konvertuan i dyti dhe i treti në rrjet pa pasur asnjë pilot në podium në fund./Shqip.com