Verstappen po kalon momentet më të mira të karrierës, pas fitores në Kanada
Drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner, ka lavdëruar paraqitjen e Max Verstappen, pasi fitoi Çmimin e madh të Kanadasë.
Ai beson se piloti i Red Bullit po kalon momentet më të mira të karrierës, shkruan Sky Sports.
Pas një ndalese në fund të garave, Verstappen, pati shumë presion nga Carlos Sainz në xhirot e fundit të garës, por arriti që në fund të triumfojë, pavarësisht sfidës.
Triumfi i Verstappen në “Circuit Gilles Villeneuve” ishte fitorja e gjashtë e sezonit dhe Horner përshëndeti punën e shoferit të tij në ditën e garës.
“Max është në formën e jetës së tij dhe skuadra po bën një punë të shkëlqyer. Me gjithë nderime për Carlos sot, ai e shtyu Max-in vërtet, shumë fort. Por Max ishte absolutisht klinik; ishte një lëvizje vërtet mbresëlënëse. Ne në fakt humbëm komunikimin me makinën! Ishte trafik në një drejtim, ai mund të na dëgjonte, por ne nuk mund ta dëgjonim atë… Unë mendoj se ai nuk kishte nevojë të na dëgjonte shumë”, tha drejtori i ekipit të Red Bull.
Verstappen mban një epërsi prej 46 pikësh në krye të renditjes së kampionatit të pilotëve – numri më i larët se që çdo pilot ka shijuar deri më tani këtë sezon./Shqip.com