Sport Ndërkombëtar

Verstappen fiton Çmimin e Madh të Kanadasë, ndërsa Lewis Hamilton rikthehet në podium

Max Verstappen bëri një tjetër performancë mbresëlënëse për të marrë fitoren në Çmimin e Madh të Kanadasë 2022, duke e forcuar më tej vendin e tij në krye të kampionatit të pilotëve.

Kampioni botëror ka vazhduar ecurinë e tij mbresëlënëse në Formula 1, pasi siguroi fitoren në Çmimin e Madh të Kanadasë.

Verstappen bëri një paraqitje profesionale për të forcuar më tej vendin e tij në krye të renditjes së pilotëve, ndërkohë që rivali i tij pas një kohe të gjatë Lewis Hamilton siguroi vetëm podiumin e tij të dytë të fushatës duke përfunduar i treti.

Derisa vendin e dytë e rrëmbeu Carlos Sainz, me Ferrariin.

Image

Ndërsa gjithçka po shkonte mirë për Verstappen herët, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës në Red Bull, Sergio Perez, i cili u detyrua të tërhiqej pas vetëm nëntë xhirosh për shkak të një defekti teknik.

Nga gara u detyra të tërhiqet edhe Mick Schumacher në xhiron e 20, Yuki Tsunoda u tërhoq pasi dola nga pista dhe u përplas me murin rrethues./Shqip.com