Lajme

Vërshohen nga shiu disa shtëpi në Shtime, komuna monitoron lokacionet e prekura

Shtime

Disa shtëpi në Komunën e Shtimes janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së sotme.

Përfaqësuesit nga komuna kanë dalur në terren për të monitoruar nga afër gjendjen e disa familjeve të cilave uji ju është futur në shtëpi.

“Situata të përsëritura me ujërat atmosferik po ndodhin për shkak të problemeve me kanalet atmosferike, nga “Emin Duraku” dhe deri në qendër të qytetit. Ekipet emergjente bashkë me përfaqësuesit nga komuna, gjithashtu vizituan disa familje në fshatrat Reçak dhe Belinc, që kanë pasur probleme më të theksuara nga vërshimet”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas Komunës së Shtimes, gjendja aktuale është e qetë.

“Gjendja aktuale cilësohet të jetë e qetë, ku ekipet emergjente dhe përfaqësuesit komunal, janë në gjendje gatishmërie për internvenim dhe ndihmë secilit qytetarë”.

Lexo edhe:
Stuhi dhe breshër në disa vende në Kosovë

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kishte reshje shiu edhe në Gjakovë dhe Rahovecë, kurse rënie të breshrit dhe stuhi ka pasur në Pejë, Istog, Skenderaj etj./Shqip.com