Lajme

Stuhi dhe breshër në disa vende në Kosovë

Breshër

Mot jo i mirë ka mbizotëruar gjatë pasdites së sotme në disa vende të Kosovës.

“Meteo Ballkan” ka njoftuar se në Pejë, Skënderaj, Shtime ka pasur rënie të breshërit, kurse Istogun e ka kapluar edhe stuhia.

Ndërsa, në Gjakovë dhe Rahovec ka pasur reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pavarësisht temperaturave të larta fillimi i muajit korrik mund të shoqërohet me reshje lokale dhe shkarkime rrufesh.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh.

Kurse, Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme mund të ketë bubullima dhe vende-vende të zhvillohet stuhi dhe breshër./Shqip.com