Lajme

Vendos Qeveria, produktet esenciale mund të eksportohen sërish

Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministrja Rozeta Hajdari

Qeveria e Kosovës ka shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale të produkteve agro-ushqimore.

Kjo është bërë sipas Kurtit, pasi Kosova ka përmirësuar situatën me produkte esenciale.

Ai tha se ky vendim është duke u marrë masi ka pasur mjaftë kërkesa që me u largu.

“Tani kemi përmirësim të furnizimit me produkte esenciale ushqimore në tregun e Republikës së Kosovës dhe lehtësime në furnizim me lëndë të parë për sasi të kontraktuara nga bizneset vendore andaj është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi”, tha Kurti.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kërkoi që ky vendim të shfuqizohet, pasi sipas saj situate është përmirësuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr 09/69 të datës 13 prill 2022 ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri-eksportit të produkteve esenciale agro-ushqimore. Ky vendim ishte marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve esenciale në tregun e Kosovës si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Me përmirësimin e situatës kërkojë që ky vendim të shfuqizohet”, tha Hajdari.

Lexo edhe:
Vendimi i Qeverisë për mos eksportimin e prudukteve bazë po dëmton bizneset

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pesë muaj më parë me anë të një vendimi ka kërkuar që të ndalohen përkohësisht për eksport disa nga produktet themelore agro-ushqimore.

Në mbledhjen e 69 të qeverisë, kryeministri Albin Kurti pati thënë se ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë./SHQIP.com