Ekonomi Biznes

Vendimi i Qeverisë për mos eksportimin e prudukteve bazë po dëmton bizneset

Eksportues i miellit të misrit

Rreth pesë tonë miell misri Mexhit Hasanit i kanë mbetur në hapësirat e punës.

Eksporti i planifikuar nga Mitrovica drejt Gjermanisë me 29 gusht nuk u realizua.

Kjo pasi Qeveria e ka lenë ende në fuqi vendimin për ta ndaluar eksportin e produkteve bazë ushqimore.

“Ka vështirësi sepse klienti e ka llogarit që i shkon mallin, e ka pas kërkesën edhe ai nga klienti. Unë ndoshta për me demostru kjo është për Gjemani është etiketuar, paketuar e përgatitur për këtë kompani në Gjermani. Por, çka të bësh duhet më prit përgjigje por nuk është mall që pret ky mundet edhe me u dëmtu”, tha Mexhid Hasani, eksportues i miellit të misrit.

Eksportues i miellit të misrit

Për ta kryer eksportin, ai tregon se ka marrë 50 për qind të pagesës para se të merrej vendimi.

Në këtë biznes ai punon bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Ndërsa, në kohën e sezonit ka angazhuar pesë punëtorë të tjerë.

“Një sasi është pesë tonë miell misri ose diku 19 tonë tranguj, po është i lidhur malli dhe pagesa është bërë 50 për qind e pagesës, mallin unë duhet me dërgu dhe jemi në pozicion të pa lakmueshëm. Kjo ka afat psh kur ruhet në depo të posaqme tetë muaj, por në këto kushte që unë i posedoj nuk besoj që mundet me shku gjatë”, tha tuje Hasani.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rufuna, thotë vendimin ta kenë ndjerë më shumë bizneset e vogla.

“Kanë qenë në një siklet të madh sepse blerësi i jashtëm gjatë tërë kohës u ka bërë presion që t’i dërgojnë produktet sipas kontratë së lidhur shumë më herët. Kjo ka qenë sfida e parë ndërsa e dytë ka qenë që do ta humbin atë treg që e kane siguru me shumë mundim. Dhe duhet ta kemi parasysh që për me nxjerr një produkt jashtë vendit duhet shumë mund dhe punë, kështu që në këtë aspekt biznesi është dëmtu”, u shpreh Rafuna.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna

Për këtë, bizneset kërkojnë rishikim të vendimit.

“Kërkesa e biznesit përmes odës është që të rishikohet vendimi të analizohet gjendja dhe sipas mundësive të eliminohet deri në atë masë që nuk ka nevojë sepse nuk jemi në një situatë të jashtëzakonshme për shumicën e produkteve që janë vendos në atë vendim, të shikohet mundësi që të lejohet eksporti i atyre produkteve në mënyrë që të mos humbin kontratat që kanë qenë më herët të lidhura për eksportimin e atyre produkteve në tregjet e jashtme”, tha tutje Rafuna

Këtë vendim Qeveria e mori me 13 prill 2022.

Kryeministri, Albin Kurti pati thënë se qëllimi është që të sigurohet furnizim i qytetarëve me produkte si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.

 “Invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte agro-ushqimore në Evropë”, pati deklaruar Kurti.