Sport Shqiptar

Vëllaznimi e ka harruar ndjenjen e fitores

KF Vëllaznimi

Ndjenja e humbjes – tashmë nuk është diçka e re te KF Vëllaznimi.

Skuadra gjakovare – është mposhtur 1-3 nga FC A&N.

Kjo ishte disfata e katërt – në po aq ndeshje dhe një alarm i kuq – që gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.

KF Vëllaznimi

Kuqezinjët – gjenden në fundin e tabelës me 0 pikë – pasqyrë reale e krizës financiare – që po kalojnë.

Ekipi i udhëhequr nga Gani Sejdiu  u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.

Teksa, sezonin e kaluar skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë – me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com