Sport Shqiptar

Vëllaznimi – në gjendje të rëndë

KF Vëllaznimi

Sezoni i ri, problemet e vjetra.

KF Vëllaznimi është duke kaluar në një situatë aspak të përshtatshme financiare.

Skuadra nga Gjakova madje ka “kërkuar ndihmë” nga qyetetarët dhe të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë – që të mbyllet kapitulli negative në të cilën gjendet.

“KF Vëllaznimi e shfrytëzon rastin që të del me këtë komunikat dhe një mesazh qytetarëve të Gjakovës që tju tregojmë që gjendja e klubit është vërtetë e rëndë dhe me këto kapacitete dhe mundësi që i ka është shumë vështirë ta përballojmë këtë gjendje”, shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare të klubit – përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu thuhet se “ne të gjithë së bashku e kemi konsideruar që është një moment decisiv për tju informuar me gjendjen momentale që po kalon klubi, për shkak të transparencës nga ana jonë. Ne e publikuam këtë foto të gjithë së bashku me idenë që të gjithë në klub për momentin janë duke dhënë maksimumin që të mbijetoj klubi me gjendjen që e ka, kjo foto tregon që të gjithë jemi të bashkuar edhe në këtë gjendje jo të mirë, këtu po punohet me të gjithë kapacitetin që posedon klubi, por qytetarë të nderuar kjo nuk mjafton që klubi të del nga kjo situatë jo e mire”

Problemet jashtë fushë së gjelbër kanë ndikuar edhe në rezultate, sepse pas tri ndeshjeve të zhvilluara – ky ekip ka 0 pikë.

Ekipi i udhëhequr nga Gani Sejdiu  u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.

Teksa, sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë – me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com