Vëllaznimi e ka harruar ndjenjen e fitores
Publikuar:
(10.09.2022 18:31:33)

Ndjenja e humbjes – tashmë nuk është diçka e re te KF Vëllaznimi.
Skuadra gjakovare – është mposhtur 1-3 nga FC A&N.
Kjo ishte disfata e katërt – në po aq ndeshje dhe një alarm i kuq – që gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.

Kuqezinjët – gjenden në fundin e tabelës me 0 pikë – pasqyrë reale e krizës financiare – që po kalojnë.
Ekipi i udhëhequr nga Gani Sejdiu u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.
Teksa, sezonin e kaluar skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë – me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com