Lajme

Vela: Bërnabiq, Stefanoviq e Vulin po mundohen t’i bien në sy Vuçiqit e të sigurojnë një vend në qeveri

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela

Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i ka reaguar ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Vela ka thënë se figurat si Bërnabiq, Stefanoviq dhe Vulin po mundohen të sigurojnë ndonjë pozitë në Qeverinë e re në Serbi, duke u munduar t’i bien në sy presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Palaçot e regjimit serb, Bërnabiq, Stefanoviq dhe Vulin janë në konkurrencë se cili do të thotë deklaratën më budallaqe vetëm që t’i bien në sy Vuçiqit dhe të sigurojnë një vend në Qeverinë e re”, ka shkruar Vela.

Në fund, Vela ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë e pavarur, teksa ka thënë se retorika luftarake e zyrtarëve serbë do të dështojë dhe ata do të tërhiqen.

Theksojmë se Vulin kishte thënë se “nuk mund të ju ofrosh armë terroristëve në Kosovë dhe të shpresosh për paqe”./Shqip.com