Rozë

Vedati: Unë nuk e kam bërë asnjë ofendim në shtëpinë e Big Brother

Banori i shtëpisë më të madhe të vendit Big Brother VIP Kosova, Vedat Bajrami, gjatë natës së sotme ka këmbëngulur se asnjëherë nuk e ka ofenduar asnjërin nga banorët.

“Unë nuk e kam bërë asnjë ofendim në këtë shtëpi”, është shprehur Vedati.

Në anën tjetër, Melisa është banorja e fundit që u largua nga Big Brother Vip Kosova gjatë ditës së premte.

Lexo edhe:
Melisa i dërgon mesazh banorëve nga jashtë, pret që Vedati t’i kërkojë falje

Pas daljes, ajo pati fjalë për të gjithë banorët që kanë mbetur akoma brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Në përgjithësi, Melisa pati fjalë të mira për secilin banorë, por jo edhe për Vedatin.

Për Vedatin, Melisa tha se e pret jashtë që t’i kërkojë falje dhe të sqarohet me të për debatin e fundit që patën.

/Shqip.com