Rozë

Melisa i dërgon mesazh banorëve nga jashtë, pret që Vedati t’i kërkojë falje

Melisa është banorja e fundit që u largua nga Big Brother Vip Kosova gjatë ditës së premte.

Pas daljes, ajo pati fjalë për të gjithë banorët që kanë mbetur akoma brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Në përgjithësi, Melisa pati fjalë të mira për secilin banorë, por jo edhe për Vedatin.

Për Vedatin, Melisa tha se e pret jashtë që t’i kërkojë falje dhe të sqarohet me të për debatin e fundit që patën.

Ndërsa, Julianës i tha: “Xhulit i them ta kam inatin dhe vazhdoj ta kem inatin”.

/Shqip.com