Lajme

Vdiq një muaj para zgjedhjeve, vendosen lule te varri i kandidatit për kryetar të Pejës

Astrit Ademaj

Te varri i ish-kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejsë, Astrit Ademaj, nga ora 12:00 do të vendosen lule, përcjell Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur vëllau i Astritit përmes një postimi në Facebook, i cili tha se sot është ditë zie për familjen e tyre, raporton Gazeta Express.

Postimi i vëllaut të Astritit.

“Njoftohen familjarët dhe shoqëria e Astrit Ademaj se sot në 12:00, do të vendosim lule te varri i tij. Sot më 17 tetor 2021, ne kemi ditë zie”, ka shkruar ai.

Astrit Ademaj kishte vdekur më 8 shtator të këtij viti, ku dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Pas vdekjes së tij, PDK ka vendosur që në këtë komunë të mos kandidojë me asnjë kandidat në këto zgjedhje lokale.