Lajme

Vdes personi që u plagos në një lokal në Klinë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë. Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar për media, Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Lexo edhe:
Plagoset një person në Klinë, i dyshuari në arrati

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari është ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë Gashi.

/Shqip.com