Lajme

Plagoset një person në Klinë, i dyshuari në arrati

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë, në rrugën “Leonard Palucaj”.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës.

Tutje, ai bëri të ditur se i dyshuari është arratisur dhe se policia është në kërkim të tij.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhet tutje në konfirmim.

/Shqip.com