Lajme

Vdes pasi rrëzohet derisa ishte duke ecur në rrugë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një person ka vdekur të hënën në Prishtinë pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur, njofton Shqip.com.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij, kurse vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Një mashkull kosovar  ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Shqip.com