Lajme

Vdes një përson pas goditjes nga vetura në fshatin Mazgit

Një aksident që ka ndodhur në fshatin Mazgit, ku një përson është goditur nga një veturë, ka përfunduar me fatalitet.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – tha Ahmeti.

/Shqip.com