Lajme

Vdes një person pas goditjes nga rrufeja në Rahovec

Ilustrim.

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e goditjes nga rrufeja në fshatin Zatriq komuna e Rahovecit.

Lajmin për Shqip.com e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, se të njëjtit kanë qenë duke punuar.

“Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtinë”, ka bërë të ditur Elezaj.

Ai gjithashtu ka treguar se sipas mjekut kujdestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

Elezaj ka njoftuar se në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit rasti është iniciuar “Hetim i Vdekjes”./Shqip.com