Lajme

Vdes një person nga një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Podujevë

Një 67-vjeçar ka vdekur pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku në fshatin Rekë të Mitrovicës.

Viktima ka qenë ngasës i motoçikletës përderisa është goditur nga një veturë.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policës së Rajonit të Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës”- ka thënë Zahiti.

/Shqip.com