Lajme

Vdes një person në Rugovë pasi rrokulliset me traktor

Ilustrim

Një person ka vdekur pasditen e kësaj të premteje pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Malaj të Rugovës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është informuar se ne fshatin Malaj-Rugovë, ka ndodhur një rast, një person është rrokullisur me traktor”, ka thënë Rugova.

Ka shtuar se njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje.

“Gjithashtu edhe ambulanca nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës”./SHQIP.com