Lajme

Vdes një person në Prizren pasi goditet nga rrufeja

Ilustrim

Një person ka vdekur pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë 55-vjeçare ka qenë me traktor kur është goditur nga rrufeja.

Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të mjekeve nuk ka arritur të mbijetojë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke bartur ngarkesë me bari të thatë. Në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com